Sport Ndërkombëtar

United është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për ‘shtyllën’ e Villarrealit

Rivali lokal i tyre u shpall kampion i Premierligës.

Manchester United pati njërin nga sezonet më të dobëta në tre dekadat e fundit.

Me problemet në mbrojtje, Pau Torres do të jetë targeti kryesor për trajnerin Ten Hag, raporton Marca.

Pau Torres, në festë ndaj Bayern Munich

Klubi anglez është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë euro për mbrojtësin e Villarrealit.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë prej kohësh i lidhur me “Djajtë e Kuq” dhe me teknikun holandez që po planifikon rindërtim të skuadrës, “Old Trafford” mund të jëtë shtëpia e tij e re.

Kontrata që e mban atë aktualisht në “Estadio De La Ceramica”, i skadon në qershorin e vitit 2024.

Pau Torres duke festuar golin ndaj Juventus

Se pse është shënjestër kaq e kërkuar jo vetëm për Unitedin, janë paraqitjet e tij të jashtëzakonshme për klubin spanjoll në La Liga dhe sidomos në Ligën e Kampionëve.

Vlera e tij kap shifrën e 50 milionë eurove në treg, sipas “transfermarkt”. /Shqip.com