United e konfirmon mungesën e Ronaldos në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit

“Djajtë e Kuq” kanë publikuar listën e futbollistëve që do të udhëtojnë për takimet miqësore në Tajlandë dhe Australi.
Manchester United ka konfirmuar se “një çështje familjare” do ta pengojë Cristiano Ronaldon të jetë pjesë e planeve të tyre parasezonale në Tajlandë dhe Australi, me Erik ten Hag që emëron një skuadër prej 31 lojtarësh.
🚨 #MUTOUR22 SQUAD 🚨
Erik has named a 3️⃣1️⃣-man squad to travel to Thailand and Australia this pre-season… 💪🔴#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 8, 2022
GOAL mësoi të enjten se pesë herë fituesi i Topit të Artë – i cili vazhdon të shtyjë për një transferim të verës larg Old Trafford – nuk do të përfshihej në ndeshjet e para të regjimit të menaxherit të ri.
Kuptohet se United nuk ka ndërmend të sanksionojë një ndryshim për asetin e tyre të çmuar, pavarësisht dëshirës së tij për të ndjekur trofe diku tjetër, por ata do të jenë pa shërbimet e një lojtari të madh kur të përshpejtojnë përgatitjet e tyre për sezonin 2022-2023.
Manchester United confirm Cristiano Ronaldo will not be on their preseason tour as he has been granted additional time off to deal with a family issue. pic.twitter.com/sxHD1tX2WD
— GOAL (@goal) July 8, 2022
37 vjeçari e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.
Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara
Teksa, shënoi edhe tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com