Sport Ndërkombëtar

United e Barcelona arrijnë marrëveshje për De Jong

Një nga sagat e kësaj verës po i afrohet fundit.

Manchester United ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Frenkie de Jong.

Sipas, gazetarit italian Fabrizio Romani, pas negociatave negociatave të shumta, “Djajtë e Kuq” kanë rënë dakord të paguajnë 75 milionë euro, plus bonuset, që do ta shihte marrëveshjen të arrinte një vlerë prej 85 milionë euro.

Por, problemi kryesor ende qëndron te lojtarin, me holandezin që ka prioritet qëndrimin në Barcelonë.

Pavarësisht këmbënguljes publike të mesfushorit që ai dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”, United mbetet i bindur se ai është i hapur për një lëvizje në “Old Trafford” dhe një ribashkim me ish-trajnerin e tij të Ajax, Erik ten Hag.

De Jong te Barcelona

Magjiku holandez ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.

Ai u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit.

Frenkie de Jong

25-vjeçari me skuadrën e Xavit ka bërë gjithsej 140 paraqitje, duke shënuar 13 gola e 17 asistime.

Koha e tij në Barcelonë është karakterizuar me ulje dhe ngritje të performancave, por De Jong ende nuk ka treguar magjinë e tij në “Camp Nou”, siç ka bërë në Amsterdam.

Objektivat e United në afatin kalimtar të verës

Biznesi i United ka qenë i ngadaltë deri më tani këtë verë, por gjërat po rriten me shpejtësi tani, me marrëveshjet për De Jong, Eriksen dhe Lisandro Martinez të gjitha afër përfundimit.

Trajneri holandez, Erik ten Hag

Për sa i përket objektivave të tjerë, anësori i Ajax Antony mbetet një prioritet, por United ka gati 20 milionë funte më pak se çmimi i kërkuar prej 68 milionë funte (80 milionë dollarë) të kampionit holandez.

Një mbrojtës i djathtë është gjithashtu në listën e ngushtë të Ten Hag, pasi ai kërkon të përmirësohet me Aaron Wan-Bissaka dhe Diogo Dalot./Shqip.com