Sport Ndërkombëtar

United-City, shumë “yje” në bankën rezervë

Manchester City - United, punlikohen formacionet zyrtare

“Teatri i Ëndrrave” është stadiumi, ku me fillim nga ora 13:30 do të përballen Manchester United me Manchester City.

Në prag të këtij takimi, janë publikuar formacionet zyrtare, të dyja skuadrave, shkruan Shqip.com.

Ole Gunnar Solaskjaer ka vendosur që të mos bëjë shumë ndryshime në 11-shen startuese, duke e praktikuar përsëri rreshtimin me tre qendërmbrojtës.

Kësaj radhe, së bashku, në repartin defanziv do të luajnë, Bailly, Lindelof dhe Maguire, pasi Varane është i lënduar.

Në sulm, trajneri norvergjez ka vendosur që të i besojë Mason Greenwood dhe Cristiano Ronaldos, ndërsa në bankën rezervë kanë mbetur, Edinson Cavani, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "D adidas TeamViever DE GEA LINDELOF BAILLY MAGUIRE [C] RONALDO GREENWOOD 17. FRED B.FERNANDES SHAW WAN-BISSAKA McTOMINAY SUBS HENDERSON, ALEX TELLES, DALOT, LINGARD, MATIC, VAN DE BEEK, MARTIAL, RASHFORD, SANCHO"
Formacioni startues i Manchester United

Kurse, në anën tjetër, Pep Guardiola edhe këtë ndeshje, thuajse si gjithmonë, ka vendosur që të startojë më formacionin 4-3-3.

Reparti i sulmit përbëhet nga Phil Foden, Gabriel Jesus dhe Bernardo Silva.

Kurse në stol janë Rahem Sterling dhe Riyah Mahrez. Së bashku me ta, në pankinë është edhe tranferi 100 milionësh, Jack Grealish.

“Barrën kryesore” të kësaj skuadre e ka, Kevin De Bryne, nga i cili pritet organizimi i lojës në repartin ofanziv.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "31. STARTING 2. 3. 5. 27. 16. 8. EDERSON WALKER DIAS STONES CANCELO RODRIGO GUNDOGAN 20. BERNARDO DE BRUYNE JESUS FODEN c 17. 9. 47. SUBS STEFFEN, CARSON, AKE, STERLING, GREALISH, ZINCHENKO FERNANDINHO MAHREZ, PALMER V CITY PRESENTED BY HAYS Technology"
Formacioni startues i Manchester City

Aktualisht, “Djajtë e Kuq” gjenden në pozitën e pestë në tabelë, me 17 pikë.

Në anën tjetër, “qytetarët” pozicionohen në vendin e tretë, me tre pikë më shumë./Shqip.com