Sport Ndërkombëtar

United barazon, West Ham e Newcastle triumfojnë në ndeshjet e Premier Ligës

Manchester United ka barazuar 1-1 me Burnley për t’ia komplikuar vetes punët në Premier Ligën angleze, pasi që tani nuk ka arritur t’i largohet me pikë Arsenalit e Totenhamit, të cilat kanë 2 dhe 3 ndeshje më pak, përkatësisht.

West Ham United ka triumfuar me rezultat minimal 1 me 0, fitore e cila ia siguron pozitën e 4-të në tabelë, një më shumë se Manchester United ndonëse United ka një ndeshje më pak.

Tabela e Premier Ligës

Newcastle ka triumfuar ndaj Evertonit me rezultat 1 me 3 në debutimin e Frank Lampard në Premier Ligë si trajner i të fundit.

Newcastle, që gjendet vetëm një pozitë larg të tretit nga fundi i tabelës, më këtë fitore ka arritur t’i afrohet Evertonit në vetëm një pikë gol dallim, ndonëse Evertoni e ka një ndeshje më pak./Shqip.com