Sport Ndërkombëtar

United barazon me Watfordin

Manchester United vs Watford

Manchester Unitedi ka arritur të marrë vetëm një pikë në përballjen ndaj Watfordit.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në “Old Trafford” përfundoi me rezultat të barabart 0:0.

“Djajtë e Kuq” e kanë dominuar takimin, duke krijuar raste të shumta shënimi, mirëpo nuk arritën të gjenin rrjetën.

Pas këtij barazimi, Manchester Unitedi renditet në pozitën e katërt me 47 pikë, kurse Watfordi është në vendin e 19-të me 19 pikë.

Me këtë barazim Unitedi ka bërë një hap prapa në garë për të siguruar një pozitë për në Ligën e Kampionëve në edicionin e ri, pasi Arsenali që gjendet një pozitë më poshtë ka 45 pikë dhe tri ndeshje më pakë të zhvilluara.

Para fillimit të ndeshjes, të dyja ekipet dhanë një mesazh lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Futbollistët iu drejtuan kamerave me një pankartë në të cilën ishte shkruar fjala “ paqe” në gjuhë të ndryshme./Shqip.com