Sport Ndërkombëtar

United-Arsenal, Antony starton nga minuta e parë

Manchester United - Arsenal

Janë publikuar formacionet zyrtare – të kryendeshjes së javës së pestë në Premierligë – ndërmjet Manchester United dhe Arsenal – që fillon në ora 17:30.

Te “Djajtë e Kuq” nga minuta e parë në këtë takim do të luaj transferimi i fundit, Antony.

Teksa, në bankën rezervë është lënë Cristiano Ronaldo.

Në anën tjetër, londinezët nuk kanë ndryshime në rreshtim.

Jesu, Gabriel, Saka dhe Odegaard – janë në fazën e sulmit.

Teksa, në mesfushë Xhaka do të luaj së bashku me Sambi.

Reparti defanziv përbëhet nga Zinchenko, Saliba, White e Gabriel.

“Gunners” kanë pesë fitore – në po aq ndeshje dhe prijnë në tabelë.

United janë mposhtur dy herë dhe kanë triumfuar tri herë, ndërsa gjendet në pozitën e tetë./Shqip.com