Sport Ndërkombëtar

Union Berlinin nuk mund ta ndal as Dortmundi

Union Berlin arriti katër fitore radhazi pasi dha një paraqitje mbresëlënëse 2-0 ndaj Borussia Dortmund.

Union Berlin kaloi në epërsi të hershme, pasi Gregor Kobel bëri një gabim të tmerrshëm për të lejuar Janik Haberer të përfundojë nga afërsia.

Vendasit dyfishuan epërsinë pas një tjetër gabimi të Dormundit, këtë herë kur Karim Adeyemi humbi topin në mesfushë.

Jordan Pefok e mbajti topin shkëlqyeshëm në mënyrë që Haberer të shënonte të dytin, një goditje e shkëlqyer nga jashtë zonës.

Dortmundit iu desh një kohë e gjatë për t’u zhvilluar në lojë, por me dhjetë minuta para, ata e përshpejtuan lojën dhe vetëm një pritje e mirë nga Frederik Ronnow mohoi një goditje të Youssoufa Moukoko që kishte ardhur nga një krosim i Mats Hummels.

Hummels donte një penallti kur ndjeu se u faullua në zonë, por arbitri i hodhi poshtë pretendimet e tij.

Union Berlin gjendet në vendin e parë  me 23 pikë, kurse Dortmund është i teti me 16 pikë.

/Shqip.com