Sport Ndërkombëtar

Union Berlin – lider i Bundesligës

Union Berlin

Bundesliga gjermane e ka një lider të ri: Union Berlin.

Skuadra e udhëhequr nga Urs Fischer – ka triumfuar 0-1 në udhëtim te FC Cologne – për ta rrëmbyer kreun e tabelës.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi  – Timo Hubers, i cili e dërgoi topin në rrjetë në portën e gabuar.

Në total – ekipi nga Berlini ka grumbulluar 14-të pikë – një më shume se Freiburgu i vendit të dytë.

Nga gjashtë ndeshje – sa i ka zhvilluar në total, Unioni ka arkëtuar katër fitore, është ndalur dy herë më barazim.

Ndërsa – me humbje nuk është njoftuar ende.

Në xhiron e rradhës – lideri i Bundesligës do të përballet me Ëolsburgun – të shtunën, me fillim nga ora 15:30.

Teksa, paraprakisht luan në Europaligë – në udhëtim te Braga – të enjten, në ora 21:00./Shqip.com