Union Berlin – lider i Bundesligës
Publikuar:
(11.09.2022 18:02:14)

Bundesliga gjermane e ka një lider të ri: Union Berlin.
Skuadra e udhëhequr nga Urs Fischer – ka triumfuar 0-1 në udhëtim te FC Cologne – për ta rrëmbyer kreun e tabelës.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi – Timo Hubers, i cili e dërgoi topin në rrjetë në portën e gabuar.
Në total – ekipi nga Berlini ka grumbulluar 14-të pikë – një më shume se Freiburgu i vendit të dytë.
Nga gjashtë ndeshje – sa i ka zhvilluar në total, Unioni ka arkëtuar katër fitore, është ndalur dy herë më barazim.
Ndërsa – me humbje nuk është njoftuar ende.
Në xhiron e rradhës – lideri i Bundesligës do të përballet me Ëolsburgun – të shtunën, me fillim nga ora 15:30.
Teksa, paraprakisht luan në Europaligë – në udhëtim te Braga – të enjten, në ora 21:00./Shqip.com