ShqipBizz

Unikkatil publikon këngë të re në bashkëpunim me Don Phenom

Unikkatil dje ka befausar fansat duke publikuar këngë të re.

Kësaj radhe ai nuk e kishte paralajmëruar, i solli për fansat këngën e tij më të re në bashkëpunim me anëtarin tjetër të label-it TBA, Don Phenom.

“Je ngulë” mban titullin kjo këngë, e cila është puro hip-hop dhe është punuar nga vet dyshja interpretuese.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst.

Unikkatili përndryshe këto ditë gjendet në Kosovë, për një koncert gjigant që do të mbajë ditën e nesërme (e martë) në Prizren. /Shqip.com