Lajme Botë

UNICEF: Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen çdo ditë në Gaza

Më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Rripin e Gazës çdo ditë, thotë Catherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it.

“Kostoja reale e këtij përshkallëzimi të fundit do të matet në jetën e fëmijëve,” i tha ajo Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, thuhet se janë vrarë të paktën 37 fëmijë. Më shumë se 30 fëmijë izraelitë dyshohet se janë vrarë, ndërsa të paktën 20 fëmijë mbeten peng në Rripin e Gazës, pasi fati i tyre nuk dihet.

“Situata po përkeqësohet çdo orë”, paralajmëroi ajo. “Dhe pa mbaruar armiqësitë, kam frikë për fatin e fëmijëve në zonë”. /abcnews.al

/Shqip.com