Lajme Botë

UNICEF: Gaza po zhytet më thellë në dhunë dhe dëshpërim 

Një sulmi ajror izraelit në Gaza
Një sulmi ajror izraelit në Gaza

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell, ka reaguar duke thënë se Rripi i Gazës po zhytet më thellë në dhunë dhe dëshpërim dhe se atje sipas tyre nuk janë duke përjetuar këtë tmerr vetëm fëmijët e gazës por dhe stafi i UNICEF-it, që ka shkuar t’iu dalë në ndihmë.

“Ne kemi qenë në gjendje të kontaktojmë me të gjithë stafin tonë në Gaza. Por është edhe një tjetër natë e tmerrshme për ta dhe fëmijët të cilëve të cilëve u shërbejnë, ndërsa Gaza po zhytet më thellë në dhunë dhe dëshpërim”.

Sipas UNICEF-it duhet të mbrohen civilët dhe të mos privohen nga qasja në shërbimet elementar për jetën siç është shërbimet mjekësorë, ushqimi, uji i pirjes etj.

“Të gjitha palët duhet të mbrojnë civilët dhe të sigurojnë akses humanitar”, thuhet në reagimin e tyre në platformën “X”.

UNICEF-it  ka përfunduar duke u rikujtuar palëve që “E drejta humanitare është e qartë”.

/Shqip.com