Rozë

“Unë nuk po frikësohem, ti je frikësuar”, Dafina i reagon Majkut

Majk dhe Dafina

Majk dhe Dafina kanë prishur raportet e tyre.

Shkak është bërë një përgjigje që ka dhënë reperi në “Zemër Luna”, ku në sfidën e paintball, ai duhet të qëllonte një nga kolegët e tij.

Teksa i është bërë pyetja, se cilin prej atyre në tabelë nuk do e krahasonte me veten e tij, Majk ka qëlluar Dafinën, duke e justifikuar se ajo është femër, kështu që nuk mund të krahasohet me Majk – duke mos zgjedhur Erën ose Taynën.

Pas kësaj ka reaguar edhe vet këngëtarja në një postim në Instagram.

“Unë nuk po frikësohem, ti je i frikësuar. Ka një ndryshim. Unë nuk jam e keqe, as agresive, jam e sinqertë dhe këmbëngulëse dhe kjo të bën mos të ndihesh rehat. Dhe nuk jam unë që të bën mos të ndihesh rehat, por PREZENCA ime sfidon rehatin tënd. Nuk do jem më ‘pak’ që ti te ndihesh më mirë me veten tënde”, shkruante në postimin e Dafinës.

/Shqip.com