Rozë

“Unë jam dal atje sikur po çmendem mbas teje”-Fifi i bërtet Granitit

Fifi dhe Graniti

Të martën mbrëma u mbajt spektakli i javës së katër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Albania VIP”.

Nata fillojë më debate dhe kritika të shumta për shkak të problemit që kishin Iliri dhe Donaldi.

Por, pas kësaj kishte edhe  surpriza për natën e mbrëmshme e cila ishte e rezervuar për Granitin, ku është befasuar me ardhjen e nënës së tij.

Ajo foli edhe për raportin e Granitit me këngëtaren kosovare, Fifin.

Ajo thotë se është e lumtur që të dy, si dy kosovarë, kalojnë mirë me njëri-tjetrin, duke e theksuar se i vjen mirë që janë shokë.

Ndërsa mbrëmë pas përfundimit të spektaklit, situata mes dyshes u tensionua.

Këngëtarja zhvilloi një debat me Granitin, ku i tha këtij të fundit që nuk dëshiron të flet më me të.

“Erdh nana jote dhe i tha fjalët që unë ti kam thanë që një muaj”.

“E çka me ba o Fif” ia kthen Graniti asaj e cila i thotë “mos fol me mua”.

Fifi dëgjohet teksa i thotë Granitit që ajo është lodhur më këtë gjendje pasi që njerëzit jashtë po mendojnë që është e çmendur pas tij.

“Njerëzit janë duke menduar që jam duke u çmend mbas teje” ka thënë ajo./SHQIP.com