Kulturë

“Më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë, unë, biri yt”

Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, shumë lexuesve, u sjell në mendje poezinë e poetit të njohur shqiptar Ali Podrimjes.

Podrimja, kishte lindur në Gjakovë, e tërë jetën e tij i kushtoi letërsisë e poezisë.

Në poezi ai trajton temat e frikës, vetmisë, vdekjes e fatit.

Si mjeshtër i simboleve dhe alegorive, Podrimja, në poezinë e tij ka elemente të poezisë popullore shqiptare, me rima delikate.

Poezitë e tij, janë përkthyer në shumë gjuhë.

Ali Podrimja, mbetet ndër poetët më të njohur e lexuar shqiptar, për shkak të veçantisë së të shkruarit.

Në vitin 1992, Podrimja fitoi çmimin Pjeter-Bogdani, një nga çmimet më prestigjioze letrare shqiptare, për botimin e parë gjermano-shqiptar të poezive të tij.

Gjithashtu është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar Nikolaus-Lenau në Shtutgart në vitin 1999, si dhe shumë çmime të tjera si në Kosovë edhe në Shqipëri.

Podrimja, vdiq në rrethana të panjohura, pas një festivali në Francë, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i shkrimtarit.

Shqip.com, ju sjell poezinë e tij kushtuar Kosovës.

Unë, biri yt Kosovë

Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,

t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,

t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,

t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;

ta di gjakun që të vlon në gji,

dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta

e të shpërthej do si vullkan:-

më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.

Unë biri yt.