Lajme

UNDP lanson edicionin e 24-të të Pulsit Publik

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të lansoj edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim të gjetjeve kryesore të martën, më 25 korrik, me fillim në ora 11:00, në sallën e konferencave të UNDP-së.

Gjetjet e anketës së opinionit të Pulsit Publik të prillit 2023 tregojnë një rritje të kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë në krahasim me anketën e mëparshme të kryer në nëntor 2022.

“Të dhënat e anketës së opinionit të Pulsit Publik të prillit 2023 tregojnë një rritje të kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë në krahasim me anketën e mëparshme të kryer në nëntor 2022. Njëkohësisht, tri çështjet kryesore të raportuara gjatë kësaj ankete janë papunësia (32.7 %), varfëria (20.1 %), dhe inflacioni (11.6 %). Për të mësuar më shumë rreth përmbledhjes së PP #24, bashkëngjitunmi në konferencën për shtyp”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, sipas njoftimit, anketat e opinionit për përmbledhjet e Pulsit Publik realizohen dy herë në vit dhe e pasqyrojnë opinionin e mbi 1,300 të anketuarve mbi 18 vjeç në Kosovë.

Anketat e opinionit për përmbledhjet e Pulsit Publik realizohen dy herë në vit dhe e pasqyrojnë opinionin e mbi 1,300 të anketuarve mbi 18 vjeç në Kosovë. Gjetjet e Përmbledhjes së Pulsit Publik #24 bazohen në të dhënat e mbledhura nga 4 deri më 25 prill 2023 në mbarë territorin e Kosovës, me numër të barabartë të meshkujve dhe femrave nga të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë”, thuhet në vazhdim të njoftimit.

Projekti Pulsi Publik, i cili ka hyrë në vitin e 21-të të punës, financohet nga populli amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

/Shqip.com