Kulturë Kino

“Uncharted” i Tom Holland kryeson listat në Amerikë

Filmi “Uncharted”, është bërë filmi numër një në Amerikë duke fituar 44.2 milionë dollarë në debutimin e tij këtë fundjavë.

“Uncharted”, mblodhi 44.1 milionë dollarë mes të premtes dhe të dielës, mjaftueshëm për të udhëhequr në listë.

Filmi, ka marrë vlerësime të ndryshme, e kryesisht të mira nga publiku.

Me regji të Ruben Fleischer, i cili më parë u kthye për një vazhdim të “Zombieland” pasi e çoi “Venom” të Tom Hardy në lavdinë e arkës, “Uncharted” pritet të fitojë 52 milionë dollarë nga 4275 kinema të Amerikës së Veriut.

“Uncharted” ka një çmim prej 120 milionë dollarësh, kështu që shitja e biletave ndërkombëtare do të jetë çelësi për të dalë nga e kuqja.

“Uncharted” ka qenë i preferuari në mesin e audiencës jashtë shtetit. Gjatë fundjavës, filmi ka fituar 55.4 milionë dollarë nga 62 territore në arkat ndërkombëtare dhe ka kaluar 100 milionë dollarë në nivel global.