Sport Ndërkombëtar

Umtiti po rikthehet në Ligue 1

Samuel Umtiti

Rrugëtimi i tij me Barcelonën është afër fundit.

Samuel Umtiti po i ndan rrugët me katalunasit.

Qendërmbrojtësi francez ka arritur marrëveshje me Stade Rennais dhe gjithçka mund të bëhet zyrtare gjatë ditës së sotme.

Ai do t’i bashkohet kësaj skuadre në formë huazimi – me mundësi blerje në fund të sezonit.

Ai iu bashkua Barcelonës nga Lyoni në vitin 2016, por nuk ka arritur të tregojë vlerën e tij për shkak të problemeve të shumta me lëndime.

28-vjeçari ka bërë 133 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Barçës./Shqip.com