Sport Ndërkombëtar

Umtiti në radarin e Lecces

Samuel Umtiti

Samuel Umtiti mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Lecce është e interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit francez – që nuk është në planet e Xavi Hernandez.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Skuadra e Serie A Lecce ka hapur bisedimet me Barcelonën për Samuel Umtiti. Mund të jetë një opsion për ditët e fundit të dritares, negociatat në vazhdim. Lecce e dëshiron Umtitin dhe bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Umtiti iu bashkua skuadrës katalunase – në vitin 2016 – nga Lyoni.

28-vjeçari ka bërë 133 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Barçës.

Ai ftohej rregullisht edhe nga kombëtarja franceze, teksa e fitoi Kupën e Botës në vitin 2018./Shqip.com