Sport Ndërkombëtar

Umtiti edhe më afër Lecces

Samuel Umtiti

Huazimi i Samuel Umtitit në Lecce është vetëm çështje kohe.

Skuadra italiane po i diskuton detajet e fundit me Barcelonën – pasi skuadra blaugrane do e pagujë pagën e tij, por do të marrë shtesa – bazuar në paraqitjet e 28 vjeçarit.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romanos.

Teksa, sipas Di Marzios, qendërmbrojtësi francez do të udhëtoj në Iali – të mërkurën.

Umtiti iu bashkua Barçës në vitin 2016 bërë 133 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ftohej rregullisht edhe nga kombëtarja franceze, teksa e fitoi Kupën e Botës në vitin 2018.

Për shkak të lëndimeve të shumta – majtaku ka kohë që e ka humbur vendin e titullarit me katalunasit./Shqip.com