Ultimatum për kapitenin Kane, Bayern i gatshëm për ofertën e tretë
Në Londër tashmë gjithçka është vendosur, për “bomberin” Harry Kane. Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, i ka dhënë 29-vjeçarit ultimatumin e fundit për këtë afat kalimtar, rinovimin ose kalimin zyrtar në listën e transferimeve.
Në gatishmëri për të përfituar nga kjo situatë janë “bavarezët” e Bayern Munich, të cilët sipas raportimeve të fundit nga tabolidet britanike do të paraqesin këtë javë një ofertë të re për sulmuesin, ofertë kjo e cila kap vlerën e 116 milionë eurove, shumë më shumë seç kishte planifikuar fillimisht bordi i gjermanëve për të shpenzuar.
Ndërkaq, kujtojmë se negociatat mes Bayern e Tottenham kanë filluar prej disa javësh për transferimin e Kane dhe deri më tani, londinezët kanë refuzuar dy oferta të kampionëve gjermanë fillimisht atë prej 70 milionë eurosh e më pas një ofertë tjetër prej 80 milionë eurosh.
/Shqip.com