Ulpiana – Liria, nesër kërkojnë “biletën” për barazh
Publikuar:
(26.05.2023 23:10:00)

Skuadra e Ulpianës dhe ajo e Lirisë do të përballen nesër në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në Ligën e Parë.
Të dy skuadrat do të luftojnë për fitore, në mënyrë që ta sigurojnë barazhin për Superligën.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Kujtojmë që skuadra e Ulpianës e ka epitetin e skuadrës vendase.
Skuadra që e fiton këtë ndeshje, do të përballet me skuadrën që përfundon në vendin e 8-të në Superligë.
/Shqip.com