Lajme Ballkan

Ulja e çmimeve të karburanteve në Mal të Zi, hoqi TVSH-në e miellit dhe vajit

Ilustrim

Në Mal të Zi karburantet do të jenë më të lira për më shumë se 20 cent euro për litër, ndërsa taksa e vlerës së shtuar për ushqimet bazë do të hiqet ose reduktohet përkohësisht pasi Kuvendi të miratojë ndryshimet në ligj, transmeton Beta.

Ndryshimet në Ligjin për Akciza dhe Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar janë përgatitur nga qeveria e kaluar, ndërsa e reja ka mbetur pothuajse me të njëjtat zgjidhje të propozuara raporton Aljazeera.

Parashikohet ulje e akcizës për karburantet deri në 50 për qind, heqja e përkohshme e TVSH-së për miellin dhe vajin ushqimor dhe uljen e TVSH-së për kripën në shtatë për qind.

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq ka paralajmëruar se akciza për derivatet tani për tani do të ulet për 40 për qind, që me çmimet aktuale do të thotë ulje e çmimit të naftës për 21,3 euro cent dhe benzinës për 26,6 euro cent. Çmimet e reja të karburanteve priten të hënën ose të martën.

Kuvendi vendosi rritjen e çmimit të një pakete cigaresh me dhjetë euro cent nga 1 qershori.

Disa deputetë shprehën dyshime se qytetarët do të përfitojnë ulje të TVSH-së për ushqimet bazë, pasi mendojnë se tregtarët nuk do të ulin çmimet./Shqip.com