Lajme

Ulen temperaturat – IHMK paralajmëron shi e breshër

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të ketë mot me reshje shiu, vende-vende edhe reshje breshëri.

“Sasitë e reshjeve më të fokusuara parashihen në veri dhe perëndim të Dukagjini, deri sa pjesët tjera parashihen të kenë sasi më të pakta të reshjeve. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që në zona të kufizuar të ketë mundësi për reshje breshëri”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë, mesatare dhe lokalisht e fortë, nga drejtimi i veriperëndimit./Shqip.com