Kulturë

Ukraina favorite për të fituar konkursin e këngës në Eurovizion

Ukraina e shkatërruar nga lufta është favorite për të fituar konkursin e këngës në Eurovizion të javës së ardhshme, i cili do të organizohet nga Italia për herë të parë në më shumë se 30 vjet.

Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hop, po konkurron në këtë aktivitet me këngën Stefania, e cila është bërë himn në Ukrainë, shkruan TheGuardian.

E shkruar nga frontmeni Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, Stefania është gjithashtu më e ndjekura në YouTube në mesin e 35 artistëve të shteteve të ndryshme.

Në një intervistë me agjencinë italiane të lajmeve Ansa, Psiuk tha se hyrja e grupit të tij mendohej të ishte mirë edhe përpara se Rusia të pushtonte në shkurt.

“Disa njerëz thonë se ne mund të fitonim për shkak të luftës, por kënga jonë ishte ndër pesë të preferuarat para fillimit të konfliktit, që do të thotë se njerëzve u pëlqen pavarësisht,” tha ai.

Duke iu përkushtuar Stefanisë nënës së tij, ai tha: “Kjo është gjëja më e mirë që kam bërë për të dhe me shpërthimin e luftës kuptimi shtrihet tek të gjitha nënat që mbrojnë fëmijët e tyre.”

Rusisë i ndalohet të konkurrojë në eventin e këtij viti pasi organizatorët thanë se pjesëmarrja e saj mund ta çonte në disreputacion konkursin.