Lajme

Ukrainë: Të paktën 18 të vdekur dhe 30 të plagosur nga sulmet ruse në Odesa

Një ndërtesë apartamentesh në Odessa është dëmtuar nga një raketë e fuqishme. Foto: AFP

Të paktën 18 persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë, kur tre raketa ruse goditën një ndërtesë banimi nëntëkatëshe dhe një qendër rekreative në fshatin Sergiivka të rajonit jugor të Odesës.

Lajmin e të premtes e kanë konfirmuar autoritetet ukrainase, raporton CNN.

30 persona të tjerë u plagosën në sulme, sipas zëvendësshefit të shtabit të presidentit ukrainas, Kyrylo Tymoshenko.

Autoritetet thanë se numrat ka të ngjarë të rriten ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Punonjësit e shpëtimit punojnë në skenën e një sulmi me raketa në një vendndodhje në rajonin e Odesa-s, Ukrainë, në këtë imazh nga 1 korriku. (Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës/Reuters)

Komanda Jugore e Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se ndërtesat u goditën nga raketat kundër anijeve ajër-tokë ‘Kh-22’, të lëshuara nga bombarduesit strategjikë ‘Tu-22’ që fluturonin mbi Detin e Zi.

Këto janë i njëjti lloj municioni që u përdor nga forcat ruse gjatë një sulmi që goditi një qendër tregtare në Kremenchuk të Ukrainës qendrore të hënën, ku u vranë të paktën 18.

Përndryshe, lufta në Ukrainë ka kaluar katër-mujorëshin e saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com