Lajme

Ukrainasja kërkon ndihmë nga NATO, Rusisë i thotë “nuk kërkuam që të vini” (VIDEO)

Ira Fanina

Në mesnatën e 23 shkurtit qytetarët e Ukrainës u gjetën në befasi nga shkëndijat e raketave që hidheshin nga Federata Ruse.

Në një bisedë për Shqip.com, ukrainasja Ira Fanina e cila jetonte dhe vepronte në Rusanivka tregon se nuk mund ta besonte se në shtetin e saj kishte nisur lufta.

Ajo rrëfen se si arriti të largohej nga Kievi një ditë para se të mbylleshin urat në kryeqytet.

Dy ditët e para të luftës ajo tregon se ishin ankth për të.

Netët pa gjumë dhe ikja me vrap për t’u fshehur në strehimoren në nëntokë kishin ngjallë frikë të madhe te ajo.

Tani për tani ajo ka gjetur strehë në Cherkasy, te shtëpia e gjyshërve të saj.

Ashtu sikur shumë civilë të tjerë, ushtrisë së Ukrainës i është bashkuar edhe babai i Irës.

“Gjatë ditës e vizitoj dhe i dërgoj rroba sepse nuk i lejohet të vijë në shtëpi”, thotë ajo.

Ani pse jeta e saj është në rrezik, Ira thotë se “do të qëndrojë në Ukrainë sa më gjatë që të jetë e mundur”.

Ndërsa, agresorit rus i thotë se populli ukrainas nuk i do.

“Ne nuk kemi kërkuar që ju të vini, çka dreqin po ndodh?”.

Kurse nga NATO kërkon që të ndërhyjnë dhe të sjellin paqe në Ukrainë./Shqip.com