Kulturë

Ukrainasit përpiqen të mbrojnë trashëgiminë kulturore të Kievit në mes të luftës

Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë sulme ajrore në pjesë të kryeqytetit të Ukrainës, banorët e saj po përpiqen për të shpëtuar statujat historike dhe thesaret kulturore të qytetit.

Buste dhe statuja përpara galerive të artit dhe kishave në Kiev po mbrohen nga punëtorët komunalë dhe vullnetarët me thasë rëre dhe dërrasa druri.

Duke mbajtur thasë me rërë dhe duke i vendosur ato para Teatrit të Operas rreth statujës së kompozitorit ukrainas Mykola Lysenko, i konsideruar si babai themelues i muzikës ukrainase, Vitaly Mishenko tha se po përpiqen të mbrojmë artefaktet historike në qytet nga sulmet ajrore ruse sa më shumë të jetë e mundur.

“Ne jemi përpjekur ta mbulojmë këtë statujë që nga dje. Unë vullnetarisht mbështes Bashkinë e Kievit në ruajtjen e një pune të tillë,” tha Mishenko.

Ndërkohë, Vartan Azatian, një punonjës i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Administratën e Qytetit të Kievit, tha se vullnetarët i janë përgjigjur thirrjes në mediat sociale dhe po përpiqen të mbrojnë trashëgiminë historike të qytetit.

“Vullnetarët në Kiev na mbështesin me mjetet e tyre. Ata sjellin thasë me rërë ose dru në automjetet e tyre.”

Duke vënë në dukje se po përpiqen të mbrojnë artefaktet historike me vlerë kombëtare në qytet, Azatian tha se me fillimin e luftës nuk ka pasur mundësi për të kryer një punë të tillë, por tashmë është shtuar.