Lajme

Ukrainasit do të stërviten me ‘Leopard 2’ në Poloni

Forcat ukrainase do të stërviten me tanke luftarake Leopard 2 në Poloni, citohet të ketë thënë ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, pavarësisht dështimit të aleatëve për të arritur një marrëveshje për furnizimin e automjeteve të prodhimit gjerman në Kiev.

Reznikov foli për Zërin e Amerikës në gjuhën ukrainase pasi mori pjesë në një takim në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani, ku partnerët e Ukrainës nuk morën një vendim për dorëzimin e tankeve.

Gjermania, e cila prodhon tanket Leopard, duhet të miratojë çdo transferim.

Reznikov e përshkroi zhvillimin e trajnimit si një përparim, duke ia atribuar suksesin përpjekjeve të Polonisë.

“Ne do të fillojmë me këtë dhe pastaj do të shkojmë më tej”, e citoi Zëri i Amerikës,

Reznikov, duke i bërë jehonë komenteve të mëparshme nga zyrtarët ukrainas, tha se shpresonte që Gjermania të merrte një vendim për tanket.

Më herët Reznikov kishte falënderuar qeverinë dhe popullin gjerman për ndihmën dhe mikpritjen e tyre ushtarake, shkruan The Guardian.

Pranë një fotografie të tij me ministrin e ri gjerman të mbrojtjes, Boris Pistorius shkroi: “Ne patëm një diskutim të sinqertë për Leopards 2”.

/Shqip.com