Ukrainasi vret fëmijët e tij dhe plagos gruan në Turqi

Një shtetas ukrainas 38-vjeçar u arrestua dhe u burgos në Alanya të Turqisë, me akuzën e vrasjes së dy fëmijëve dhe plagosjes e gruas së tij.
“Në Alanya, një baba me shtetësu Ukrainase, goditi me thikë dy nga fëmijët e tij të moshës 4 dhe 6 vjeç dhe më pas tentoi të vriste gruan e tij. Burri u ndalua nga policia dhe u dërgua në gjykatë e cila vendosi për arrestimin e burrit me akuzën e vrasjes me paramendim.” thuhet në raportin e policisë.
Siç raporton media turke Sabah, 38-vjeçari Oleksiy Navrtska, vrau dy fëmijët e tij, 4 dhe 6 vjeç, duke i prerë në fyt dhe më pas tentoi të vriste edhe gruan e tij.
Pas aktit, Navrtska u transferua në gjykatë pasi u mor deklarata me përkthyes në komisariat, ai u arrestua nga gjykata për vrasje me dashje dhe u fut në burg.
Si ndodhi vrasja?
Vrasja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit në një apartament në një kompleks në Güzelyalı Caddesi në Saray Mahallesi.
Gruaja ukrainase me inicialet YN deklaroi se burri i saj theri me thikë fëmijët e saj për vdekje dhe kërkoi ndihmë nga njerëzit përreth.
Ekipet mjekësore të mbërritura në vendngjarje konstatuan se vajza 6-vjeçare TN dhe vëllai i saj 4-vjeçar KN kanë vdekur në vendiin e ngjarjes. Mësohet se YN u arratis nga bashkëshorti i saj, i cili donte ta vriste, pas fëmijëve të saj./Shqip.com