Lajme

Ukraina shpall katër organizatorë të “pseudo referendumit” si të dyshuar për krime

Flamuri i Ukrainës

Sot gjatë ditës së hënë, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka njoftuar se katër zyrtarë të mbështetur nga Rusia në Ukrainë janë të dyshuar si kriminel të luftës.

Siç raporton BBC, vepra e tyre dyshohet se është rolin në organizimin e të ashtuquajturës referendume të shkëputjes në rajonin e Donetsk dhe Luhansk.

“Shërbimi special ukrainas vërtetoi se këta individë luajtën role kyçe në organizimin dhe mbajtjen e një plebishiti të rremë në Ukrainën lindore,” tha SBU.

Autoritetet ukrainase si dhe ato të vendeve të perëndimit thonë se të ashtuquajturat referendum nga Rusia janë një ‘mashtrim’.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe Qeveria ukrainase shprehën shqetësime të ngjashme në vitin 2014, kur Rusia aneksoi në mënyrë të njëanshme Krimenë pas një referendumi të kryer në prani të trupave ruse. 

Personat e lartcekur dyshohen për shkelje të kodit penal të Ukrainës për “bashkëpunim” dhe “shkelje të integritetit territorial dhe paprekshmërisë” të Ukrainës.

SBU tha se të katër burrat në bashkëpunim me persona të tjerë iu drejtuan Republikave Popullore të vetëshpallura të Luhansk dhe Donetsk me iniciativën e mbajtjes së një referendumi të rremë në territoret e pushtuara përkohësisht nga armiku dhe gjithashtu propozuan ndarje të menjëhershme nga Ukraina dhe bashkim me Federatën ruse.

SBU tha se burrat do të shpalleshin në kërkim në të ardhmen e afërt./Shqip.com