Lajme Botë

Ukraina shpall gjendjen emergjente kombëtare

Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë e cila hyn në fuqi nga mesnata e 24 shkurtit.

Projektligji u miratua nga parlamenti i Ukrainës para pak çastesh, raporton BBC, transmeton Shqip.com.

Ai prezanton kontrolle të dokumenteve personale dhe i jep qeverisë fuqi për të vendosur shtetrrethim nëse është e nevojshme.

Ukraina do të vendosë kufizime në një sërë shërbimesh të komunikimit dixhital dhe radio, të cilat qeveria thotë se mund të ndezin situatën.

Dhe kjo do të thotë se rezervistët ushtarakë nuk do të lejohen të largohen nga vendi.

Deklarata prek të gjithë Ukrainën, përveç dy rajoneve lindore, të cilat janë në gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2014.

Dekreti parashikon masat e mëposhtme:

•Kontrollet e dokumenteve

•Ndalimi i protestave

• Evakuimi i njerëzve nga zonat e rrezikshme

•Ndalimi i prodhimit dhe përhapjes së informacionit që mund të “destabilizojë situatën”.

Masa të tjera që mund të zbatohen “nëse është e nevojshme” përfshijnë:

• Një shtetrrethim

•Regjim të veçantë të hyrjes dhe daljes

•Ndalimi i prodhimit dhe përhapjes

•“Rregulla të veçanta” për përhapjen e informacionit në internet./Shqip.com