Lajme

Ukraina shkarkon zëvendësministrin e Infrastrukturës, dyshohet se përfitoi 400.000 dollarë jashtëligjshëm

Zëvendësministri i infrastrukturës i Ukrainës, Vasyl Lozinskyi, është arrestuar dhe shkarkuar nga posti i tij për vjedhjen e 400,000 dollarëve të destinuara për blerjen e ndihmave, përfshirë gjeneratorët, sipas detektivëve dhe prokurorëve shtetërorë kundër korrupsionit të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u zotua se mënyrat e vjetra të korrupsionit nuk do të kthehen në Ukrainë.

“Dëshiroj që kjo të jetë e qartë: nuk do të ketë më kthim në atë që ka qenë në të kaluarën, në mënyrën se si kanë jetuar njerëz të ndryshëm pranë institucioneve shtetërore apo ata që e kaluan tërë jetën e tyre duke ndjekur një karrige [një post shtetëror]. “tha Zelenskiy.

Lozinskyi thuhet se ka bashkëpunuar me kontraktorët për të rritur çmimin e gjeneratorëve dhe ka hequr një pjesë të diferencës, sipas organeve të Ukrainës kundër korrupsionit.

Zyrtarë të tjerë kombëtarë dhe rajonalë thuhet se janë përfshirë gjithashtu.

Gjatë verës, qeveria ukrainase ndau 1.68 miliardë hryvnia (afërsisht 36.7 milion £) për mallra dhe teknologji që do të ndihmonin në sigurimin e burimeve alternative të energjisë, ujit dhe ngrohjes për popullsinë e saj gjatë dimrit, raporton The Guardian.

/Shqip.com