Lajme

Ukraina sërish pretendon që Rusia po ndërhyn në dërgesat e grurit

Gruri në Ukrainë

Ministria e Infrastrukturës ukrainase po pretendon se Rusia po ngadalëson qëllimisht dërgesat ushqimore në kuadër të nismës së drithit të detit të zi.

Siç raporton CNN, përmes një postimi në Facebook, kjo ministri ka thënë se portet kanë funksionuar me vetëm 25-30 për qind të kapaciteteve të tyre në ditët e fundit.

“Siç ishte raportuar më parë, Rusia po vonon qëllimisht zbatimin e plotë të Nismës së Drithit. Si rezultat, portet kanë funksionuar në vetëm 25-30% të kapacitetit të tyre në ditët e fundit”, shkroi kjo ministri.

Ministria e Infrastrukturës ukrainase tha se transportuesi më i madh është duke shkuar në Jemen me 40.000 ton grurë.

“Transportuesi më i madh PANGEO, i miratuar nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i OKB-së, u largua nga porti i Çorrnomorskut. Transportuesi po shkon në Jemen duke transportuar 40,000 ton grurë”.

Ndërsa, presidenti ukrainas Volofymyr Zelensky tha se kishte vonesa me anijet që dërgonin grurë.

“Gjendja rreth nismës së eksportit të grurit po bëhet gjithnjë e më e tensionuar këto javë. Armiku po bën gjithçka për të ngadalësuar eksportet tona ushqimore. Unë besoj se me këto veprime, Rusia po ndez qëllimisht krizën ushqimore për ta bërë atë aq akute sa ç’ishte në muajt e parë të këtij viti. Sot, më shumë se 150 anije janë në përputhje për të përmbushur detyrimet kontraktuale për të furnizuar prodhimet tona bujqësore … Kjo ndodhi vetëm sepse Rusia me qëllim vonon kalimin e anijeve”, tha Zelensky.

Nisma e Drithit u ra dakord në korrik nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB. Por në javët e fundit, Rusia është ankuar se një pjesë e marrëveshjes që lejon eksportin e prodhimeve bujqësore dhe plehrave të saj, nuk është mbështetur.

Xhenadi Gatilov, ambasadori i Rusisë në OKB në Gjenevë, tha javën e shkuar se Moska mund ta linte marrëveshjen. Më vonë, Presidenti Vladimir Putin u ankua duke thënë se Rusia do të mbyllte korridoret e eksportit nëse ato përdoren për të kryer “sulme terroriste.”

/Shqip.com