Lajme

Ukraina: Rusia po përgatitet të mobilizojë 500.000 rekrutë shtesë

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka bërë me dije se Rusia do të urdhërojë mobilizimin e deri në 500,000 rekrutëve në janar, përveç 300,000 rekrutë që mobilizoi në tetor.

Kjo sipas Kievit është një tjetër shenjë që Vladimir Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës.

Vadym Skibitsky, zëvendës shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se Ukraina besonte se rekrutët do të ishin pjesë e një vargu ofensivash ruse gjatë pranverës dhe verës në lindje dhe jug të vendit.

Rusia ka mohuar se po përgatit një valë të dytë mobilizimi, ndërsa Putin ka deklaruar muajin e kaluar se ishte “e pakuptimtë” të flitej për një thirrje të re, duke pretenduar se vetëm gjysma e atyre tashmë të mobilizuar ishin dërguar në Ukrainë.

/Shqip.com