Ukraina përballët me valë të re të sulmeve raketore
Qytetet në të gjithë Ukrainën janë duke u përballur me sulme të reja nga forcat ruse.
Nga sulmet që u bënë në Kiev, tre veta vdiqën, dhe një 14-vjeçare u plagosë.
Forcat ajrore ukrainase pohuan se Rusia sulmoi kryeqytetin nga drejtime të ndryshme me raketa kruz.
Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak, tha se më shumë se 120 raketa ishin të destinuara për infrastruktuën civile.
Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në qytetet Kharkiv, Odesa, Lviv dhe Idomir.
Sipas administratës ushtarake të Kievit, dy shtëpi u dëmtuan nga mbeturinat e raketave ndërsa, nga mbrojtja ajrore u shkatërruan 16 raketa, raporton BBC.
Në rajonin jugor të Mykolaiv, guvernatori Vitaly Kim, shkroi se pesë raketa u interceptuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa kryebashkiaku Andriy Sadovy tha se disa shpërthime ishin raportuar në qytetin perëndimor Lviv.
Dhjetra sulme ruse kanë goditur Ukrainën në javët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të energjisë anembanë vendit. Ministri i energjisë i Ukrainës Herman Halushçenko tha se grevat e fundit kishin dëmtuar strukturat e prodhimit të energjisë dhe se situata ishte “e vështirë” në rajonet e Odesës dhe Kievit.
Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur se synon civilët në sulmet e saj raketore. Megjithatë, Presidenti Vladimir Putin ka pranuar kohët e fundit se trupat ruse kanë goditur strukturat kritike energjitike të Ukrainës.
/Shqip.com