Lajme

Ukraina konsideron mbylljen e centralit bërthamor Zaprozhzhia

Kryeinspektori i Ukrainës për sigurinë bërthamore dhe rrezatim, Oleh Korikov ka thënë se Ukraina po konsideron mbylljen e centralit bërthamor Zaprozhzhia.

Siç raporton CNN, kjo ka ardhur si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë.

“Në qoftë se dalin kushtet që kërkojnë mbylljen e centralit, centrali dhe njësia energjetike nr. 6 do të mbyllen. Përkeqësimi i vazhdueshëm i gjendjes, mungesa e zgjatur e furnizimit me energji elektrike nga një burim i jashtëm i elektricitetit do të na detyrojë të vendosim gjeneratorë të ndihmës me naftë dhe është jashtëzakonisht e vështirë të kryesh furnizimin me naftë gjatë luftës”, tha Korikov.

Korikov tha se mirëmbajtja e gjeneratorëve me naftë që punojnë nuk do të jetë e qëndrueshme po ashtu edhe tensionet janë duke vazhduar në këtë rreth.

“Katër tanke të stërmëdha nafte nevojiten në ditë,” shpjegoi Korikov.

Korikov tha se mund të mbesin pa karburant dhe kjo mund të çojë në një aksident që mund ta dëmtoj zonën aktive të reaktorëve.

“Potencialisht, mund ta gjejmë veten në një situatë pa karburant diesel; mund të çojë në një aksident, duke dëmtuar zonën aktive të reaktorëve dhe duke lëshuar produkte radioaktive në mjedis. Ajo jo vetëm që do të ndikojë në territorin e Ukrainës, por gjithashtu do të prodhojë efekte ndërkufitare”.

Sipas kryeinspektorit për sigurinë bërthamore të Ukrainës, aktualisht centrali prodhon vetëm për nevojat e veta nëpërmjet një procesi të quajtur ishull.

Ky ‘ishull’ edhe pse është i shkëputur nga një rrjet elektrik, përdorë energjinë e vet për sistemet e ftohjes së energjisë./Shqip.com