Teknologji

Ukraina kërkon revokimin dhe ndalimin e regjistrimit të domaineve Ruse

Global communication network

Ukraina i kërkoi formalisht organizatës jo-fitimprurëse që mbikëqyr dhe menaxhon sistemin e emrave të domenit (DNS) për të fikur serverët DNS në Rusi dhe revokuar domenet ruse si .ru, .рф, dhe .su.

Në një letër drejtuar ICANN, zëvendës kryeministri i Ukrainës Mykhailo Fedorov i kërkonte që përkohësisht apo përgjithnjë të hiqej regjistrimi i domeneve Ruse, revokimi i certifikatave SSL të këtyre domeneve dhe fikjen e serverëve DNS të ndodhura në Rusi, përkatësisht në Shën Petersburg dhe Moskë.

ICANN tha se kishte pranuar letrën e Fedorov megjithatë ekspertët besojnë se plotësimi i kërkesës së Ukrainës është një ide e keqe.

Lajmi vjen pak ditë pas Rusia nisi pushtimin e Ukrainës ndërsa në letër, Fedorov thoshte se krimet e Rusisë janë mundësuar nga makineria propagandistike e Rusisë duke përdorur Web Seit për përhapjen e lajmeve të rreme, gjuhës së urrejtjes, promovimit të dhunës dhe fshehjes së vërtetës lidhur me luftën në Ukrainë.

Përveç postit të zëvendës Kryeministrit, Fedorov është edhe ministër i transformimit dixhital.

Në letër ai thoshte se do të ti bënte kërkesë veçmas RIPE NCC duke i kërkuar anulimin e të gjitha IP-ve IPv4 dhe IPv6 të përdorura nga kompanitë Ruse.

ICANN tha se kishte pranuar letrën dhe se ishte duke e analizuar por nuk dha koment.

Ekspertët dyshojnë se ICANN do të pranojë kërkesën e Ukrainës dhe pavarësisht se Rusia po përhap propagandë dhe keqinformim, kjo nuk është mënyra e duhur për ta adresuar.

Edhe RIPE NCC mësohet ta ketë refuzuar kërkesën e Ukrainës. Të Hënë një rezolute u miratua nga bordi i RIPE NCC në të cilën thuhej se mjetet e komunikimit nuk duhet të ndikohen nga përkatësi politike, konflikte të huaja apo luftëra. /Shqip.com