Lajme

Ukraina iu kërkon banorëve të Khersonit që të evakuohen

Zyrtarët ukrainas iu kanë bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga qyteti i Khersonit.

Kjo thirrje ka ardhur për shkak se Rusia është duke vazhduar sulmet e saj ndaj qytetit që së fundi është rimarrë nga Ukraina.

Anëtari i këshillit të qytetit të Khersonit, Dmytro Poddubniy ka thënë se shumë njerëz nuk po iu përgjigjën evakuimit.

“Po u them këtyre njerëzve se Khersoni është një nga qytetet më të rrezikshme tani. Kështu që u kërkoj të imagjinojnë se do të shkojnë me pushime për disa javë. Për ta mund të jetë më e lehtë të vendosin të lëvizin në këtë mënyrë. Por megjithatë, shumë njerëz po qëndrojnë në qytet”,  tha Dmytro Poddubniy.

Autoritetet lokale trokitën në derën e Inna Balyoha të mërkurën për ta bindur atë të largohej nga Kherson. Por, Balyoha tha për CNN se ka frikë se nëna e saj e moshuar dhe e sëmurë nuk mund ta durojë udhëtimin.

“Ajo është shumë e dobët. Ajo nuk do të arrijë në një qytet tjetër. Shumë mbeten në Kherson nën bombardim për shkak të prindërve të tyre”, tha Balyoha.

Më shumë se gjysma e fqinjëve të Balyoha-s tashmë janë larguar. Në ndërtesën e saj ka 86 apartamente, por vetëm 29 mbeten të zëna, tha ajo.

Ndërsa, Kateryna Malenkova e cila është e larguar nga Khersoni tha se nëna e saj është ende në qytetët për shkak të refuzimit të që largohet.

Sipas Malenkovës, nëna e saj nuk dëshiron që ta braktisë shtëpinë të cilën e ndërtoi.

/Shqip.com