Lajme

Ukraina intensivisht rregullon infrastrukturën pas sulmeve ruse ne Kiev

Ukraina është duke bërë një punë intensive në rivendosjen energjisë dhe rregullimin e infrastrukturës një ditë pasi një breshëri raketash goditen Kievin.

Goditjet ruse në Ukrainë, rezultuan me mbylljen e përkohshme të shumicës së centraleve të saj, kështu duke lënë njerëzit pa furnizim me energji elektrike.

Ndërmarrja kombëtare e energjisë Ukrenergo tha se puna po merrte më shumë kohë se pas sulmeve të mëparshme sepse sulmi i së mërkurës vuri në shënjestër strukturat e prodhimit të energjisë dhe shkaktoi një incident sistemik.”

Deri të enjten pasdite, energjia elektrike ishte rivendosur në të gjitha rajonet, por familjet individuale ishin ende duke u lidhur gradualisht me rrjetin,  tha Kirilo Timoshenko, një zyrtar në zyrën e Presidentit Volodymyr Zelensky.

Forcat e armatosura ukrainase thanë se 70 raketa ruse u lëshuan dje dhe 51 u qëlluan, së bashku me pesë dronë sulmi, raporton CNN.

Sulmi vrau së paku 10 vetë, duke përfshirë një vajzë adoleshente 

Kreu i kompanisë shtetërore të energjisë berthamore Energoatom, Petro Kotin tha se rrjetet energjetike pritet që të lidhen deri të enjten në mbremje.

Ndërsa, sipas Kotinit e mërkura ishte hera e parë që katër centrale berthamore të Ukrainës u mbyllën në të njëjtën kohë në 40 vite.

Sipas Shoqatës Botërore Bërthamore, Ukraina është shumë e varur nga energjia bërthamore.

Ajo ka 15 reaktorë në katër centrale që përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt, gjeneruan rreth gjysmën e elektricitetit të saj.

/Shqip.com