Lajme

Ukraina hedh poshtë pretendimet e Rusisë për kontrollin e disa vendbanimeve në Donetsk dhe Zaporizhzhia

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës hodhi poshtë të martën pretendimet e Rusisë se ka marrë kontrollin e disa vendbanimeve të vogla në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia. 

Ukraina tha se kapja e tyre nga armiku nuk është konfirmuar në këtë moment dhe se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë secilën nga këto zona”.

Më herët të martën, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se “operacionet e Rusisë po zhvillohen me sukses” pranë qyteteve kyçe të Bakhmut dhe Vuhledar dhe se forcat ruse kanë marrë kontrollin e disa vendbanimeve të vogla në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia.

Shoigu tha gjithashtu se Rusia ka kontroll të plotë të Soledar, nga i cili Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan tërheqjen e tyre në janar.

24 shkurti shënon një vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, raporton CNN.

/Shqip.com