Kulturë

Ukraina do të nxjerr në ankand kupën e Eurovision, fondet do t’i dhurohen ushtrisë

Kalush Orchestra e Ukrainës, grupi që fitoj Eurovisionin e vitit 2022, kanë vendosur të organizojnë një ankand për të shitur çmimin e fituar.

Të gjitha fondet do të shkojnë në ndihmë të ushtrisë së Ukrainës.

Kjo u njoftua gjatë një konferencë nga udhëheqësi i grupit Oleh Psiuk, raporton Ukrinform.

“Ne planifikojmë të nxjerrim statujën tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën”, tha Psiuk.

Në lidhje me zgjedhjen e platformës së ankandit dhe shumën që grupi kërkon të mbledhë, Psiuk tha se do të vendoset në të ardhmen e afërt.

“Do të doja të shihja një shumë të madhe, por nuk dua të përmend ndonjë numër. Do të shohim,” shtoi lideri i grupit.

Gjithashtu gjatë konferencës Orkestra Kalush falënderoi të gjithë për mbështetjen që ndjeu ekipi i tyre, si midis konkurrentëve ashtu edhe gjatë një televotimi./Shqip.com