Lajme

Ukraina: Çmimi tavan ndaj naftës ruse të ulet në 30 dollarë për një fuçi

Ukraina përshëndeti vendosjen e çmimit tavan ndaj naftës ruse prej 60 dollarësh për një fuçi, por tha se ky çmim duhet të ulet në 30 dollarë për të goditur edhe më shumë ekonominë ruse.

“Ne e arrijmë gjithmonë qëllimin tonë dhe ekonomia e Rusisë do të shkatërrohet, ajo do të paguajë dhe do të jetë përgjegjëse për të gjitha krimet e saj”, tha shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak.

Çmimi tavan prej 60 dollarësh për një fuçi u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë më 2 dhjetor, dhe erdhi pas disa muajsh punë.

Kjo masë ndalon shtetet që të paguajnë më shumë se 60 dollarë për një fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse, që transportohet përmes detit.

Nw anwn tjetwr, Rusia nuk do të eksportojë naftë në vendet që vendosin kufij të çmimeve edhe nëse prodhimi ulet, tha të dielën në televizionin shtetëror rus, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, raporton REL.

“Dua të theksoj se qëndrimi ynë është i pandryshuar, për këtë foli presidenti rus Vladimir Putin dhe qeveria ka thënë vazhdimisht se ne besojmë se ky instrument është jo tregtar, joefikas, ndërhyn rëndë në treg, në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe rregullat dhe e njëjta OBT”, tha Novak.

Novak tha gjithashtu se Moska po punon për mekanizmat që do të ndalonin përdorimin e instrumentit të kufirit të çmimit.

/Shqip.com