Ekonomi Artikull i Sponsorizuar

Ukaj Home – Pasuri e një përvoje shekullore në dizajnimin e brendshëm

Të gjithëve na ndodhë të jemi përballë dilemës së shijeve të zgjedhjes së dizajnit të brendshëm, sidomos kur jemi duke investuar në një banesë të re, shtëpi të re, apo kur një çift i sapo martuar, vendos të thur ëndrrat e rritjes së fëmijëve të ardhshëm, në një hapësirë ku do të ruhen kujtime që zgjasin me shekuj.

Pa dyshim që e bukura është subjektive dhe çdo mendim, duhet respektuar nga këndvështrimi i gjithësecilit.

Dikujt i pëlqen një ngjyrë sepse lidhet me një kujtim të ngulitur në mendje apo imagjinatë, dikujt një kënd leximi i pajisur me elemntë druri, tjetrit një stil industrial dhe papritmas, jemi në mesin e dilemave të një vendimi që do të duhet të jetojmë gjatë me të.

Në këto raste, kur jemi përballë dilemave, një konsulent i dizanjimit të brendshëm “interior design”, do të ishte një ndihmesë e madhe.

Kur flasim për mobilimin dhe dizejnimin e brendshëm, emri i parë që na vjen në mendje është “Ukaj Home”.

Dhe kjo nuk është rastësi, pasi kompania “Ukaj Home”, është lider në fushën e prodhimit të mobiljeve nga druri me një traditë 40-vjeçare.

Me qendrën kryesore në Prishtinë, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Ferizaj km 8, Llapllasella Graçanicë, produktet e saj janë t

Me qendrën kryesore në Prishtinë, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Ferizaj km 8, Llapllasella Graçanicë, produktet e saj janë punuar sipas standardeve më të larta profesionale dhe me teknologji të avancuar.

Nga mobilimi i kuzhinës, dhomat e gjumit, e deri tek enterieri i tërë, arrijnë të krijojnë një art të vërtetë përmes drurit si lëndë e parë, por mbi të gjitha përpunimit të tij me një teknologji të avancuar.

Të gjitha këto finalizohen nga punonjësit dhe themeluesit e “Ukaj Home”, të cilët me përvojën e tyre të krijuar për shumë vite, prodhojnë elemente nga druri që janë vështirë të konkurrueshme.

Për “Ukaj Home”, shtëpia është më shumë se një vend ku do të jetoni. Është një pasqyrë e familjes, një vend ku secili kënd ka një histori për të treguar. Prandaj, në “Ukaj Home”, konsulentët e marrin seriozisht moto-n: “Jepi dashuri çdo këndi të shtëpisë tuaj”.

Për ju që dëshironi të shihni dhe të ndjeni magjinë e produkteve të Ukaj Home nga afër, ju ftojmë të vizitoni showroom-in në Swiss Center Prishtina, rrethi i Çagllavicës.

Nga modelet e kuzhinave, veshjet e drurit, panelet, tavolinat, karriget, deri tek uleset për qëndrim ditor dhe komodinat – secila pjesë e prodhuar nga Ukaj Home është një testament i kujdesit dhe pasionit të kësaj kompanie për artin e drurit dhe të bashkëjetuarit mes modernes dhe klasikes.

“Ukaj Home”, vjen si një zgjidhje përtej një biznesi. Ukaj Home është në vetvete një familje me një pasion dhe një mision për të sjellë ndryshim në shtëpitë tuaja. Nëse jeni gati të përjetoni një transformim të vërtetë të ambjenteve tuaja, Ukaj Home është këtu për ju.

Keni më shumë se një arsye për të zgjedhur “Ukaj Home”. Vizitoni që sot!

Kontakt: 044 732 096

Orari dhe ditët e hapura të show-room: e hëne – e shtunë nga 09:00 – 18:00

Instagram: https://www.instagram.com/ukajhome/

Lokacioni i Showroom: Swiss Center Prishtina

Maps: https://maps.app.goo.gl/uTJLPRhzQ6RGsj6y9

/Shqip.com