Sport Ndërkombëtar

“Ujku i vjetër” zbarkon në ishull

Diego Costa

Dikur “tmerri” i qendëmbrojtësve të Premierligës – është rikthyer në ishull.

Diego Costa tashmë edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Wolverahmpton Wanderers.

Sulmuesi spanjoll – ishte lojtar i lirë, teksa pritet që përvojën e madhe që e ka në supe ta sjellë në fushën e gjelbër.

Costa ka një karrierë të pasur, pasi ndër të tjera ka fituar Premierligën me Chelsean dhe La Ligën me Atletico Madrid.

Ai ishte pjesë edhe e kombëtares spanjolle dhe kishte pasur minutazh në Kampionatin Botëror – të mbajtur në Brazil – në vitin 2014.

Së fundmi – shtatgjati e djersiti fanellën e Atletico Mineiros – ku shënoi shtatë gola në total dhe asistoi dy herë./Shqip.com