Sport Shqiptar

Ujkani: Pres që të kemi sukses dhe të mund të arrijmë në Evropian

Samir Ujkani

Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij fund muaji kundër Izraelit dhe Andorrës, në kuadër të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024.

Atmosfera në radhët e Dardanëve është shumë e mirë, teksa lojtarët janë përplot vullnet e dëshirë që këtë fushatë kualifikuese ta nisin mbarë në mënyrë që të realizohet objektivi historik për kualifikim në Evropian.

“Kemi filluar të përgatitemi për dy ndeshjet e para. Është shumë e rëndësishme të fillojmë mirë, sepse qëllimi ynë është të besojmë te kualifikimi edhe pse e dimë se është shumë e vështirë, pasi grupi është shumë i rrezikshëm. Kemi shumë respekt për kundërshtarët, por çdo lojë për neve është finale dhe sigurisht se në ndeshjet në shtëpi me tifozët tanë do të jemi edhe më të fortë. Besoj se mund të arrijmë qëllimin tonë për t’u kualifikuar. Sikur Izraeli edhe Rumania, por edhe të gjitha ekipet tjera janë kandidatë për t’u kualifikuar dhe për këtë arsye them se është grup shumë i rrezikshëm. Në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin dhe grupi duhet të jetë në 100 përqindshin e tij në mënyrë që të kemi gjasa për kualifikim. Me forcat tona, bashkë me tifozët tanë të cilët do të na shtyjnë përpara mendoj se ka ardhur koha që duhet të besojmë në kualifikim”, tha Ujkani për faqen zyrtare të FFK-së, shkruan Shqip.com.

Kosova të martën po ashtu në Kampin Nacional në Hajvali, e zhvillon seancën e radhës stërvitore, në orën 10:30.

Ndeshjen e parë Kosova e luan përball Izraelit të shtunën në ora 18:00.

/Shqip.com