Lajme

Uji nuk mund të konsumohet në disa zona në Gjakovë

Kompania e Ujësjellësit në Gjakovë, KRU “Gjakova” ka njoftuar se uji nuk mund të konsumohet në disa zona.

“Sot pas monitorimit të gjendjes në teren dhe marrjes së mostrave për analizë, në zonat e furnizimit në Gërçinë, Damjan, Opterushë dhe Hoçë e Madhe, vërehet rritje e turbullirës së ujit, si pasojë e reshjeve. Andaj rekomandojmë konsumatorët e zonave të lartë cekura që ujin të mos e konsumojnë për pije, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sot gjatë ditës, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve atmosferike është turbulluar uji në kanalin e Ibrit.

/Shqip.com