Lajme

Uji në fshatin Marec i papijshëm

Ilustrim.
Ilustrim.

Lidhur me shqetësimet e ngritura ditëve të fundit lidhur me cilësinë e ujit në zonën e fshatit Marec, ekipi i IKSHPK-së, pas një inspektimi, ka identifikuar se resurset e furnizimit të ujit për pije, përbën rrezik potencial për shëndetin e banorëve.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate, ka sugjeruar autoritetet përgjegjëse, siç është KK Prishtina dhe KRU “Prishtina” që të ndërmarrin masat e nevojshme për zgjidhje të furnizimit me ujë të sigurt.

Në favor të kësaj flet edhe mostra e ujit e marrë në familjen Pacolli (furnizohet nga burimi natyror) e cila rezultoi me mungesë të klorit rezidual, me turbullirë të shtuar (mbi 20 NTU) dhe me ngjyrë të ujit të verdhë në të gjelbër. Ky ujë si i tillë nuk është për pije dhe përbën rrezik potencial për shëndetin e banorëve. Po ashtu, edhe rezultati i analizës kimike ka mos përputhshmëri me standardet e paraparë sipas UA nr. 10/2021 ”Cilësia e ujit për konsum nga njeriu”. Rezultatet bakteriologjike priten pas 48 orëve! Duke pasur parasysh rezultatet e analizave laboratorike dhe gjetjet në terren, IKShPK në pajtim me përgjegjësitë e veta ligjore rekomandon autoritetet përgjegjëse – KK Prishtina dhe KRU ”Prishtina“ që secila prej tyre në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të ndërmarrin masa të nevojshme për zgjidhjen afatgjate të furnizimit me ujë të sigurt për banorët e kësaj zone. Problemi bëhet edhe më madhor pasi që situatë e ngjashme është edhe në 21 fshatra tjera të kësaj zone”, kanë shkruar në Facebook.

/Shqip.com