Sport Ndërkombëtar

UEFA zgjedh 11-shen më të mirë nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Pas përfundimit të ndeshjeve të dyta çerek-finale, që çuan drejt përcaktimit të katër gjysmë-finalisteve të UEFA Champions League, UEFA ka zgjedhur formacionin më të mirë të ndeshjeve të kthimit ku dominuesit kryesorë janë “zikaltërit” e Interit dhe “galaktikët” e Real Madridit me nga tre lojtarë

Organizata më e rëndësishme e futbollit në Evropë ka përzgjedhur si rreshtim, formulën 3-5-2, ku me performancën e tij fantastike ndaj “bluve”, në portë është Thibaut Courtois. Në mbrojtjen me tre janë vendosur Nathan Ake i Manchester City, Antonio Silva i Benfica dhe Federico Dimarco i Inter.

Në krahët e mesfushës janë vendosur Fredrik Aursens sërish nga Benfica në krahun e majtë, ndërsa në krahun e djathtë është braziliani Rodrygo. Qendra mbushet me “magjistarë”, teksa UEFA ka përzgjedhur si më të mirët e qendrës së mesfushës “yjet” Kevin de Bruyne nga Manchester City, Nicolo Barella nga Inter dhe Fede Valverde nga Real Madrid.

Ndërkaq, sulmi është i tëri nga Milano me UEFA-n që ka vendosur të sulm “fantazistin” e Milan, Rafael Leao, si dhe “bomberin” e “zikaltërve”, Lautaro Martinez.

/Shqip.com